Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër. Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut.
Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun. Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos – me standartin e prangave dhe ndëshkimin e krimit electoral.
Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor I këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Abdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.
1. Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylaj, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore,
2. Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj,
3. Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjesuan zgjedhjet, pra vullneti i lirë i shqiptarëve në votime.
Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend. /Deklaratë e PD, lexuar nga Bardh SPAHIA/