Është zhvilluar një tjetër seancë gjyqësore lidhur me çështjen e shumëpërfolur, të njohur si “Babale”. Fredi Alizoti i cili ndodhet në qeli dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kërkuar në shkallën e dytë ndryshimin e masave të sigurisë që u kufizojnë lirinë. Por gjithçka ka mbetur e pandryshuar. Mësohet se Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurimit personal për dy nga personat nën hetim për “çështjen Babale”.
“Arrest në burg” është lënë në fuqi për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”.
Ndërsa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërkohë, Albert Veliu i njohur si “Babalja” nuk e ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë. Ai ndodhet në Kosovë, ku dhe ka nisur proceduar për marrjen e azilit.