Skenarin e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi, e pergatiten Sajmir Tahiri dhe Edi Rama. Deklarata e forte eshte bere nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSi e ftuar ne “Fax News” me gazetarin Bledian Koka. Duke ju pergjigjur deklarimeve te Tahirit me presidentin Ilir Meta ne emisionin “Opinion”, Kryemadhi e ka thene qarte: “Tahiri nuk ka qenë asnjëherë në listën e armiqve të zotit meta, për këtë duhet të pyesni dhe zotin meta. Por di të them që Zoti Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes Doshi, së bashku me Edi Ramën, të krijimit të asaj çështjeje. Një skenar amator se si futën në vorbullën e atij skenari amator jo vetëm shqiptarët por edhe opozitën e asaj kohe”. /ShkodraWeb/