Tashmë që dalin si çift, këngëtarja Eni Koçi pranë Genc Prelvukajt di vetëm të jetojë, dashurojë dhe buzëqeshë. Prej kohësh aludohej se dy artistët ishin në një lidhje, por këtë të vërtetë ata vendosën ta konfirmojnë në këtë atmosferë festive të ndërrimit të viteve, duke shpallur publikisht statusin “në një lidhje” për 2019-n.
Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq.
Çifti ka menduar të mos fshihet më, duke u shfaqur bashkë në publik si një çift i konsoliduar dhe i lumtur në festën e fundvitit, të organizuar nga moderatori Labi, i cili mbledh çdo vit bashkë disa nga personazhet e njohura të skenës.
Pak ditë më parë u publikuan edhe prapaskenat e festës së organizuar për ndërrimin e viteve, ku në një pjesë të videos dëgjuam edhe konfirmimin e vetë Gencit, i cili pranoi lidhjen me Enin.
“Për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ ju bëtë publike që jeni në lidhje me Enin?”, e pyeti gazetari këngëtarin. “Është e vërtetë. Kemi zgjedhur një event si ky për t’u shfaqur për herë të parë publikisht bashkë”, i përgjigjet Genci shumë i qetë.
E pas këtij konfirmimi publik nuk kanë munguar fotot nga ana e Enit, në “Instagram”, ku shfaqet shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari ka bërë në rrjetet sociale një konfirmim të dytë, ku lançon këngën e re për këtë vit “Ylli e Hana”, që duket një dedikim tjetër për dashurinë e tyre.
Ndërkohë që, sipas burimeve pranë çiftit, ata po planifikojnë dasmë VIP këtë vit të ri 2019. Një paralajmërim të tillë e bëri vetë Eni, pasi vitin që lamë pas e pamë me fustan nusërie në sfilatën e Amarda Toskës, së cilës mund t’i ketë besuar ceremoninë e saj.
Kujtojmë që një gjë të tillë e bëri edhe Marina Vjollca, e cila para se të martohej me reperin Getoar Selimi e veshi fustanin e bardhë në një nga sfilatat e Alketa Vejsiut, e cila më pas organizoi ceremoninë e saj të dasmës.Tashmë që dalin si çift, këngëtarja Eni Koçi pranë Genc Prelvukajt di vetëm të jetojë, dashurojë dhe buzëqeshë.
Prej kohësh aludohej se dy artistët ishin në një lidhje, por këtë të vërtetë ata vendosën ta konfirmojnë në këtë atmosferë festive të ndërrimit të viteve, duke shpallur publikisht statusin “në një lidhje” për 2019-n.
Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq.
Çifti ka menduar të mos fshihet më, duke u shfaqur bashkë në publik si një çift i konsoliduar dhe i lumtur në festën e fundvitit, të organizuar nga moderatori Labi, i cili mbledh çdo vit bashkë disa nga personazhet e njohura të skenës.
Pak ditë më parë u publikuan edhe prapaskenat e festës së organizuar për ndërrimin e viteve, ku në një pjesë të videos dëgjuam edhe konfirmimin e vetë Gencit, i cili pranoi lidhjen me Enin.
“Për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ ju bëtë publike që jeni në lidhje me Enin?”, e pyeti gazetari këngëtarin. “Është e vërtetë. Kemi zgjedhur një event si ky për t’u shfaqur për herë të parë publikisht bashkë”, i përgjigjet Genci shumë i qetë.
E pas këtij konfirmimi publik nuk kanë munguar fotot nga ana e Enit, në “Instagram”, ku shfaqet shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari ka bërë në rrjetet sociale një konfirmim të dytë, ku lançon këngën e re për këtë vit “Ylli e Hana”, që duket një dedikim tjetër për dashurinë e tyre.
Ndërkohë që, sipas burimeve pranë çiftit, ata po planifikojnë dasmë VIP këtë vit të ri 2019. Një paralajmërim të tillë e bëri vetë Eni, pasi vitin që lamë pas e pamë me fustan nusërie në sfilatën e Amarda Toskës, së cilës mund t’i ketë besuar ceremoninë e saj.
Kujtojmë që një gjë të tillë e bëri edhe Marina Vjollca, e cila para se të martohej me reperin Getoar Selimi e veshi fustanin e bardhë në një nga sfilatat e Alketa Vejsiut, e cila më pas organizoi ceremoninë e saj të dasmës.