NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Cenon të drejtat e qytetarëve”, Presidenti i kthen Kuvendit ligjin e pronave: Rrezikon të krijojë tension kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë, i cili u miratua në Parlament me 94 vota pro, disa javë më parë. Kreu i Shtetit argumenton se disa nen të këtij ligji, duhen rishikuar nga Kuvendi, pasi përmbajtja e tyre cenon: parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues; si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kreut të Shteti, vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të shfuqizuar vendimet e ish-Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përbëjnë cenim të parimit të sigurisë juridike.


“Pikërisht ky veprim dhe kjo e drejtë që i jepet ASHK-së, konsiderohet se përbën cenim të parimit të sigurisë juridike. Kjo sepse zbatimi nga një organ administrativ i korrigjimit/saktësimit të akteve të ish-KKKP-ve, të cilat nuk janë akte tipike administrative të një organi tipik administrativ apo i ndërhyrjes së ASHK-së për saktësimin e titujve të pronësisë të lëshuar nga organe të tjera shtetërore që nuk mund të realizohen në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, vlerësohet ndërhyrje e pajustifikuar mbi të drejtat civile të shtetasve, të cilat cenojnë parimin e sigurisë juridike“, argumenton më tej Presidenti.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media