Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përzgjedhur fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas propozimit të shpërndarë nga KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që fletët të jenë me emrat e kandidatëve dhe jo me numra, siç ishte propozuar gjithashtu më herët.
Ndërsa fletat e votimit do të jetë e njëjtë në format, ajo do të jetë e ndryshme në madhësi për 12 qarqet për shkak të numrit të kandidatëve për deputetë.