
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur me debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet. Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim apelon kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha që t’u përmbahen angazhimeve dhe se cdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do t’ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan Yuri Kim.
Mesazhi i diplomates amerikane vjen ndërsa Parlamenti do të votojë në 1 Tetor ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe për të cilat ende nuk ka konsensus në Këshillin Politik.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!