Caktohet data, ja kur do të mirëpresë Shkodra mbledhjen e qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës….

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, siç është paralajmëruar prej kohësh, do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten më 25 shtator në Shkodër.


Lajmi u bë publik sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, që është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Krahas këtyre qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

ShkodraWeb Channel