“Çajnë ferrën” dy shqiptarë, bashkë me dy gjeorgjianë ikin në mënyrë spektakolare nga një burg grek…

Katër persona “çajnë ferrën” në një paraburgim në Greqi. Mes tyre, janë edhe dy shqiptarë. Mësohet se në 07.30 të mëngjesit të sotëm u vu në pranga një nga 4 të arratisurit.

Sot në orën 04.00 të mëngjesit 2 shqiptarë dhe 2 gjeorgjianë, të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit janë arratisur. Pak ditë më parë ishin implikuar në episode të d.hunshme në burgun Koridhalos. Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Bëhet e ditur se të arratisurit morën armë dhe celularë, të cilat u përdorën në shkëmbim zjarri, pa të plagosur. Të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur. Në operacionin masiv policor përdoren dhe helikopterë që mbulojnë nga orët e para të mëngjesit gjithë Athinën.

Loading...