Ministri i Brendshëm ndryshe nga ditët e tjera, sot nuk është paraqitur në zyrë si rregullisht. Deri në orën 10.20 minuta, në ministri është parë të hyjë vetëm një prej zv.ministrave, Julian Hodaj.
Gjatë mbrëmjes së djeshme u shtuan zërat se Xhafaj i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen, pasi PD-ja publikoi një audiopërgjim që implikonte vëllain e ministrit.
Por media kontaktoi në mbrëmje me zëdhënësin e Xhafajt, i cili tha se ministri nuk e kishte dhënë dorëheqjen.