Debati i hapur per bypass-in i dhuroi shkodraneve nje nga spektaklet me te arrira te kryetares se Bashkise Ademi ne keto tre vite. Ne syte e qytetareve, ajo u shfaq si bashkepunuese, e gatshme per te gjetur zgjidhje alternative dhe padyshim mjaft e sjellshme ne moderimin e degjeses.
Po a fshihet diçka pas kesaj gatishmerie per te degjuar zerin e komunitetit? A mos kryetarja po e perdor kete si nje arme, ne kohen dhe vendin e duhur per te arritur qellimet e saj jo si qytetare e pare e Shkodres, per te cilen eshte votuar dhe paguhet por si kryetare de facto e Partise Demokratike?
A nuk eshte e njejta kryetare e cila nuk pj*rdhi asnje individ te vetem per shkaterrimin e lulishtes ne xhabije dhe ndertimin e nje rruge krejt pa kuptim dhe aspak funksionale? A nuk eshte e njejta kryetare qe nuk pj*rdh komunitetin dhe luan me taksat si i don b*tha? (Rasti i fundit skandaloz me mbeturinat).
A nuk eshte e njejta e cila nuk pj*rdh asnje ze te vetem (ne fakt jane me mijera), qe kerkojne te ndryshohet forma e menaxhimit te Vllaznise dhe ti kalohet nje biznesmeni?
Por dy dite me pare, çuditerisht, kryetarja kishte organizuar çdo gje ne detaje, per te “degjuar“ zerin e komunitetit per nje veper ne te cilen ajo nuk ka gisht.
E ketu, nga fundi, nis spektakli djallezor i saj.
Sepse?
Sepse bypass-it iu dha rruge e lire nga paraardhesi i saj, Lorenc Luka. Eshte pikerisht ky, personi me pergjegjesine maksimale per kete “veper“ skandaloze e cila jo vetem nuk e mbron qytetin nga permbytjet (cit. specialistet), por edhe shkaterron ekosistemin e lumit Buna.
Edhe pse i madh e i vogel e di kete fakt, kryetarja gjeti nje “casus belli“ per te vijuar nje lufte te nisur prej kohesh ndaj kundershtarit dhe rivalit direkt per te marre drejtimin e partise nepermjet te besuarve te tij.
Per tu kthyer pas ne kohe, ne fillimet e saj si kryebashkiake, Voltana Ademi, hodhi poshte çdo pune te bere nga paraardhesi. Ajo, me shume se nje here, publikisht, akuzoi bashkine e drejtuar nga Luka, si nje vater korrupsioni.
Burime te brendshme, saktesojne se ne pranveren e ketij viti, ajo pergatiti nje dosje me shkeljet e ish – kryetarit dhe e dorezoi ne prokurori. Dhe mire beri, nese e ka te sinqerte kete lufte ndaj korrupsionit dhe jo nje beteje personale per “shkaterrimin“ e armikut.
Ndersa sot, beteja e rradhes. Demaskimi i Lukes per bypass-in permes zerit te popullit.
Me nje stoicizem te pashoq, ajo pranoi te degjonte akuza pafund ndaj bashkise, si nga individe ne rrjete sociale, nga portale e se fundmi edhe ne sallen ku dy dite me pare u luajt show i rradhes. Sepse ajo e dinte mire se çdo akuze ndaj bashkise, moralisht e juridikisht e nxirrte ate te paster duke “inkriminuar“ vetem nje person, Lorenc Luken.
Per te kompletuar vepren, ajo kurdisi ujdine e rradhes me mediat qe kontrollon, te cilat gjoja po godasin bashkine dhe po alarmohen per katastrofen qe po i ndodh Shkodres, por ne fakt po godasin direkt Lorenc Luken. Dikush e ha ullirin.
Ndersa per çdo shkodran qe eshte paksa i vemendshem, kjo e bypass-it, eshte thjeshte nje tjeter beteje e brendshme e Partise Demokratike, mes dy figurave qe edhe pse te djegura per publikun, vijojne te dominojne politiken lokale, ne nje beteje deri ne fishekun e fundit.
Per kronike, punimet vijojne. /Marre nga profili ne Facebook Monella Vagabonda/