Skip to content
Seanca e sotme plenare e Kuvendit ka shenjuar edhe nje “sherr” shkodranesh ne opozite dhe ne pushtet. “Molla e sherrit” ka qene by- pass-i i Shkodres, i cili sic dihet eshte menduar te vazhdoje me mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit dhe me pas i pezulluar nga kryeministri Rama. Zevendeskryeministrja Senida Mesi, e ka pare nga afer kete objekt dhe ka takuar qytetaret me te cilet ka diskutuar edhe rezervat lidhur me nderhyrjen e pritshme. Nderkohe, ka reaguar per te njejten ceshtje edhe deputeti Lorenc Luka, ish-kryebashkiak i Shkodres per 8 vite, gjate te cilave nisi edhe ndertimi i by- pass per te mbrojtur qytetin e me gjere nga permbytjet. Ish- qytetari i pare i Shkodres i ka kujtuar Mesit, tashme numri 2 i qeverise se “nje here ne jete njeriu ka mundesi te beje dicka te mire. Por Mesi po tregon se nuk ka ndjesine per komunitetin dhe ne rastin konkret, per ato familje qe u permbyten”. Mesi ka kerkuar te replikoje, por drejtuesja e seances Vasilika Hysi i ka kujtuar se nuk ka replike mbi repliken. Ne krah te zevendeskryeministres ka dale ish- ministrja Kodheli, por Hysi ia ka kujtuar rregulloren. ©ShkodraWeb