
Partia Demokratike depozitoi sot pranë Kuvendit 15 amendamente për buxhetin e vitit 2018-të. Media ka siguruar përmbajtjen e 15 amendamenteve që në thelb janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit.
PD propozon taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, pragun për TVSH e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqjen e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritjen e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit.
Por ku gjenden paratë? Partia Demokratike është e mendimit se duhen hequr miliarda lekë atyre që iu jepen për ndërtimin e inceneratorëve dhe koncensioneve të skemave korruptive dhe pastrimit të parave të pista. /balkanweb.com/