Mjekët specialistë do të kenë një arsye më tepër për të pranuar punën në rrethe, pasi në buxhetin e 2018 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është parashikuar rritja e pagesës për ta, nga 1 milionë lekë në 2 deri në 2.5 milionë lekë. Ministrja Orgerta Manastirliu, gjatë shqyrtimit të buxhetit në Komision e Shëndetësisë deklaroi se buxheti për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jetë 73 miliardë e 80 milionë lekë, 5% më shumë se në 2017 pas bashkimit të dy ministrive në 1.