Bullgari Mihail Tzokov nis punën te Vllaznia, mbërrin përgatitësi atletik i kuqebluve…

U tha qe do te mberrinte ne Shkoder ne ditet e fundit te kesaj jave dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Pergatitesi i ri atletik i Vllaznise te premten ka dale ne stervitje me ekipin, nderkohe qe diten e djeshme u ka bere nje nxemje futbollisteve qe nuk luajten ndaj Teutes.

Po kush eshte trajneri i ri qe i bashkohet stafit te kuqebluve? Ai eshte bullgari Mihail Tzokov. Ardhja e tij kompleton stafin teknik me një pozicion tepër kritik.

Bullgari 34 vjeçar ka disa eksperienca në futbollin bullgar si video-analist, dhe përgatitës atletik me ekipe si FC Montana, FC CSKA Sofia, FC Vitosha Bistritsa dhe FC Septemvri Sofia.

Tzokov ka kryer studimet dhe zotëron diploma si trajner Futbolli, Menaxhim Sporti dhe një master në Psikologji Sporti. Ka kryer disa intershipe dhe certifikata në ekipe të njohura të futbollit europian si Charlton Athletic, Fiorentina, Atalanta dhe Barcelona.

Tashme eshte ne Shkoder dhe kuptohet qe do te beje me te miren per te qene pjese e rendesishme e stafit te Thomas Brdariç duke sjelle lojtaret ne parametrat e duhur fizike.

ShkodraWebCheck

ShkodraWeb Channel

Open

Close