Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Buka e përditshme

ShkodraWeb 18 February, 2018
edmondTupjaBuka

Nga Edmond TUPJA

Me bukën e përditshme, me mënyrën se si ta fitojë atë ndershmërisht, merret shqiptari i ndershëm tek bën një punë të ndershme në këtë shtet ku pandershmëria është po aq e përditshme saqë, mjerisht, është ngritur në piedestal dhe, më keq akoma, në sistem. Pikërisht për bukën e përditshme, ndër shekuj, i është drejtuar denbabaden besimtari shqiptar Perëndisë me fjalët “Ati ynë që je në qiell, bukën e  përditshme falna sot!” sa herë që ulej me familjen për të ngrënë mëngjes, drekë e darkë.

Ne, shqiptarët, jemi aq të lidhur me bukën, këtë ushqim ende thelbësor, saqë themi rëndom “të hash bukë” në kuptimin të ushqehesh duke ngrënë tri vakte në ditë (anipse sot ka plot njerëz që hanë jo rrallë vetëm një herë në ditë). Dikur, le të themi para dyzet vjetësh, në frëngjishte thuhej “gagner son pain à la sueur de son front”, pra, siç shprehemi edhe ne shqiptarët, “ta fitosh bukën e gojës me djersën e ballit”, kurse sot kjo shprehje, gjithmonë në frëngjishte, pra, ka pësuar një ndryshim të vogël ngaqë fjala “bukë” është zëvendësuar me fjalën “biftek”.

Gjithsesi, sot e kësaj dite, ne, shqiptarët, kur betohemi për diçka, themi natyrshëm “Për atë bukë!” ose “Pasha bukën!”, të paktën sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), por sot, në vartësi të ushqimit apo të pijes që kemi përpara, na qëllon të betohemi me formula të tilla të improvizuara si “Për këtë kafe!”, “Për këtë raki!”, “Për këtë sallam!”, “Për këtë krap!”, për “Këtë trangull!” apo “Për këtë rrush!”

Sidoqoftë, këto pesë-gjashtë vitet e fundit, sa herë që shkoj të blej bukën e përditshme në furrën pranë, vë re një dukuri të re, të dhimbshme sa s’bëhet më: buka e vjetër, sidomos e zeza, ajo e një dite më parë, e quajtur “e ndenjur” ose më vrazhdë “bajate”, blihet përherë e më shumë nga të varfrit sepse kushton rreth dy herë më pak.

Blerësit janë jo vetëm fshatarë, të cilët dikur thoshin se e blinin për lopët, kurse sot heshtin kur i pyet, por edhe qytetarë, kryesisht pensionistë apo të papunë, të cilët nuk mbajnë lopë në shtëpi dhe që gjithashtu heshtin. Është një heshtje e dhimbshme, por, gjithsesi, dinjitoze: nuk është turp të jesh i varfër dhe i papunë në një shtet, që ka premtuar rilindje të shoqërisë shqiptare dhe hapje vendesh pune për të gjithë, por që premtimet i ka lënë t’i marrë era e harresës sepse, siç thotë populli ynë i urtë, i urtë sa më nuk bëhet, u ka marrë koka erë.

Mirëpo, populli ynë, i njëjti, ka megjithatë disa fjalë të urta që po marr mundimin e guximin t’ua kujtoj shtetarëve tanë kryelartë si, për shembull: “Mos i bjer bukës me këmbë (se do të hash veten me dhëmbë!)”; “Mos ha bukën e përmbys kupën (se u ngjall të tjerëve krupën!)”; “Buka që thyhet, s’ngjitet më (se populli një ditë notën e nofkën ta vë!”). Sa për dijeni të lexuesit tim të vëmendshëm e të ndjeshëm ndaj të ngjashmëve të tij, fjalitë midis kllapash janë plotësime nga mendja e dora ime, por jo thjesht për efekt rime.

Së fundi, dukurinë e lartpërmendur të bukës bajate me gjysmë çmimi, e kanë vënë re edhe miqtë e mi Aqif Qifa, Vangjel Lezeti e Françesk Armadhi, të cilët, kur mblidhen për të pirë ndonjë gotë të shoqëruar me ndonjë meze dhe papritmas shohin të shfaqet – oh, ç’lumturi! – në ekranin e televizionit fytyrën e Kryetarit të Kuvendit e Kryetarit të Këshillit të Ministrave apo të ndonjë Kryetari tjetër, qoftë ky i ndonjë rangu më të ulët, luten seriozisht duke u çuar në çast e duke thënë njëzëri, me dorë në zemër, jo më “Ati ynë që je në qiell, bukën e përditshme falna sot!”, por “Kryetari ynë që të kemi përmbi kokë, qejfin e përditshëm falna sot!”, ndërsa kur nuk janë bashkë, pra, kur ndodhen diku vetëm ose me njerëz të tjerë, betohen, sipas vendit, momentit e kuvendit dhe sipas mezeve që kanë përpara, duke deklaruar solemnisht dhe hijerëndë: “Për atë Kryetar!” ose “Pasha Kryetarin!”.

Post navigation

Previous: Sekuestrohen 250 kg marijuane, bien në pranga edhe 2 shqiptarë (emrat)
Next: VIDEO/ Udhëtim në Veri të Shqipërisë, fshati që ofron gjithçka, nga historia tek pamjet madhështore

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.