Broja zbarkon në Serinë A, zëvendëson sulmuesin 100 milionë euro, “La Gazzetta dello Sport” zbulon prapaskenat: Bobo Vieri i ri

Armando Broja, pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë, vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nëse në Premier Ligë, janë zbutur disi ofertat, emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serinë A.

Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milanit, por së fundmi, sipas “La Gazzetta dello Sport”:


Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Viktor Ozimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane.

Gjithnjë sipas “La Gazzetta dello Sport”: Napoli është i detyruar të sheh disa nga yjet e ekipit, i pari në listën në dalje është Ozimhen pasi është lojtari që mund të sjell më shumë të ardhura, afro 100 milionë euro.

Në rast se Ozmihen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bind Brojës, një Bobo Vieri i ri shkruan “Gazzetta”, një 20-vjeçar në pronësi të Çelsit, i dhënë në formë huazimi te Sauthemptoni.