“Brenda mandatit do të zgjidhë hallet e qytetarëve”, Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”…

“Denonco Kadastrën” do të jetë dritarja më e re e shërbimeve në platformën Shqipëriaqëduam.al.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, këtë shërbim digjital, që do iu jap mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet e problemeve me pronat e tyre, ku përballen me zvarritje apo korrupsion.


MESAZHI I RAMËS

#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën👊

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë🤝
“Denonco Kadastrën” këtu 👉www.shqiperiaqeduam.al