Tre punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër dhe 7 persona të tjerë, nga sot janë në telashe me ligjin. Policia e Shkodrës ka vënë prangat në duart e Refik Zagani, Vesel Tusha, Pal Keçi janë 3 punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Shkodrës, mbi të cilët rendon akuza “Shperdorim detyre”. Sipas komunikatës së policisë, ata kanë lejuar aktivitete jo të ligjshme në zonën turistike të Velipojës.
Po kështu, në kuadër të aksionit “Bregdet i pastër”, janë proceduar në gjendje të lirë të dyshuar “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;
Në zbatim të një plani masash të përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, në vijim edhe të aksionit mbarëkombëtar kundër informalitetit, janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në Qarkun Shkodër. Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, njofton në komunikatën zyrtare Policia e Shkodrës.