Braziliani Ronaldo shtrohet urgjentisht në spitalin e Ibizas

Loading...

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Ronaldo, është shtruar në një spital të Ibiza-s, pasi është diagnostikuar me pneumoni. Ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit, 41 vjeç, thuhet të jetë diagnostikuar me këtë sëmundje serioze dhe është shtruar menjëherë në spitalin Can Misses të ishullit spanjoll gjatë së premtes.

Ai ka kërkuar që të transferohet në një spital privat. Fenomeni vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por është përmirësuar. Stafi mjekësor nuk ka qenë në gjendje të jepte informacione të mëtejshme./panorama/

Loading...