
Sekrtetari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant balla dhe kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe, kanë zhvilluar një takim sot në zyrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ky takim vjen në një moment kur opozita ka nxjerrë një përgjim që pretendon se implikon vëllain e ministrit, Agron Xhafajn, në trafikun e lëndëve narkotike.
Ministria e Brendshme i hodhi poshtë dje zërat që qarkulluan për një dorëheqje të mundshme të Fatmir Xhafajt.
Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi materialet e përgjimit që PD pretendon se kanë të bëjnë me Agron Xhafajn.
Pak më herët kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e menjëherhsme të ministrit të Brendshëm dhe nënshtrimin e tij ndaj ligjit anti-mafia.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!