Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

ShkodraWeb 9 June, 2026
kupa botes 2026

Ka mbetur shumë pak nga momenti kur nis kompeticioni më madhështor i lojës më të dashur në botë, Botërori i futbollit, që këtë herë vjen me përmasat më gjigande në histori. Asnjë kupë bote nuk është zhvilluar në 3 vende, siç do të jetë nga 11 qershor në SHBA-Kanada dhe Meksikë. Për herë të parë 48 vende pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje.

Detaje të cilat do ta bëjnë Botërorin e kësaj vere më fitimprurësin në histori, por në të njëjtin kohë më polemizuesin, pasi tifozët janë të irrituar me kostot, duke nisur nga biletat e stadiumeve, kostot udhëtimeve, qëndrimin në vendet organizatore dhe shumë detaje të kësaj natyre. Detaje të tjera që shqetësojnë janë siguria, moti ekstrem, ndikimi i gjeopolitikës, por edhe roli i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, që ngjall ankth dhe entuziazëm.

Kjo do të jetë hera e parë gjithashtu që vendi pritës, në këtë rast Amerika, është në luftë me një komb pjesëmarrës Iranin. Disa pjesëtarëve në kombëtares iraniane i janë mohuar vizat, ndërsa qëndrimi i tyre është spostuar nga Arizona në Meksikë. Madje një zyrtar ka deklaruar se përfaqësuesja e Iranit do të lejohet vetëm ditën e ndeshjes në SHBA dhe më pas duhet të kthehet në Meksikë.

FIFA-n që pritet të fitojë një rekord prej 9 miliardë dollarësh për këtë Botëror, teksa 2.7 miliardë do tu shpërndahen federatave për 4 vitet e ardhshme. Megjithatë mënyra se si do gjenerohen këto para ka ngritur shumë shqetësime, ndërsa besohet se situata do të ndihmojë Infantino-n të rizgjidhet në krye të FIFA-s. Në 2018 u tha se bileta e finales do të kushtonte maksimumi 1.550 dollarë, ndërsa kur dolën në shitje më e shtrenjta ishte 8.680 dollarë. Kjo ka bërë që muajin e kaluar prokurorët e New York dhe Neë Yersey-t të nisin hetimet për FIFA-n, duke e akuzuar për “fryrje artificiale të çmimeve” dhe “mashtrim të tifozëve” mbi shitjet e biletave.

Për t’u theksuar se FIFA pati një përplasje të ashpër me shoqatën e tifozëve, pasi fillimisht vendosi të mos lejoheshin shishet e ujit në stadiume. Po për shkak të nxehtësisë së madhe dhe protestave ky vendim u zhbë. Turneu do të jetë gjithashtu më dëmtuesi në histori ndaj klimës, pasi zgjerimi me 48 kombëtare pjesëmarrëse do të shtojë udhëtimet, ndërsa aviacioni përbën 80-90% të gjurmës së tij të karbonit.

Rrufetë janë gjithashtu shqetësuese në Amerikë, pasi ligji atje kërkon që nëse bien 13 kilometra larg stadiumit ndeshja ndërpritet për 30 minuta. Nëse gjatë kësaj kohe bie një tjetër atëherë 30 minutat nisin nga fillimi. Kjo pritet të sjellë ndërprerje të gjata të ndeshjeve, siç ndodhi edhe në rastin e Botërorit të Klubeve vitin e kaluar.

Post navigation

Previous: “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike
Next: ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.