Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Kombëtarja jonë “peshkoi” një përfaqësuese gjigande si ajo e “3 luanëve”, ku synimi mbetet marrja e një rezultati pozitiv. Tekat e goglave vendosën Shqipërinë përballë Serbisë, pas 10 vitesh nga sfida e Beogradit.
Kundërshtarë të pranueshëm për skuadrën tonë, mund të cilësohen Letonia dhe Andorra, të paktën në letër.
Shorti:
Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.
Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.
Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,
Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.
Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.
Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda,
Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda,
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro.
Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael,
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut,
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra
Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi