“Bota në udhëkryq kritik…”, shefi i OKB-së paralajmëron për Covid-19 dhe bën thirrje të ndihmohen vendet e…

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota është në një “udhëkryq kritik”, teksa bëri thirrje për model të ri në qeverisjen globale, që do të adresonte pabarazitë që janë rënduar nga kriza e pandemisë së korona virusit.


“COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi) është krahasuar me rrezet X, që shfaqin skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”, tha sekretari Guterres.

“Po ekspozon gabimet dhe gënjeshtrat kudo në botë: Gënjeshtra se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, mashtrimin se jetojmë në një botë post-ràciste, miti se të gjithë jemi në anijen e njëjtë”, shtoi ai.

Sipas shefit të OKB-së, nxitësit kryesorë të pabarazisë janë rácizmi sistematik, patriarkaliteti, boshllëqet në qasjen në teknologji dhe pabarazitë në qeverisjen globale.

Ai tha se bota ka nevojë për politika të reja të mbrojtjes sociale, ku do të përfshihej edhe kujdesi shëndetësor dhe mundësia që të ketë barazi globale, sa i përket të ardhurave personale.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Korona virusi ka infektuar më shumë se 14 milionë njerëz në mbarë botën, teksa 600 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

OKB-ja ka bërë thirrje që vendet e varfra të ndihmohen me një fond prej 10,3 miliardë dollarëve. /REL/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania