Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bota mban frymën, po votohet në OKB, a do nisë goditja ushtarake? Rusia bën kërcënimin e frikshëm…

ShkodraWeb 10 April, 2018
okbVotim

Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri. Votimi u krye në Këshillin e Sigurimit të OKB, e tani pritet edhe votimi për rezolutën ruse. “Nëse ju keni marrë vendim për të kryer një përpjekje të paligjshme ushtarake, ne shpresojmë që t’i thërrisni mendjes dhe arsyes. Ju do të jeni përgjegjës për veten tuaj”, paralajmëroi ashpër i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.

Rusia dhe SHBA kanë kërkuar një votim veç e veç mbi projekt-rezolutat e tyre mbi Doumanën, ku ndodhi sulmi që shkaktoi përplasje e tensione të mëdha.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar të hënën sulmin e supozuar me armë kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, duke thënë se mund të vendosë për një përgjigje ndaj këtij sulmi në 24 apo 48 orët vijuese.

Duke folur në një takim me kabinetin e tij, Trump ka deklaruar se është duke biseduar me liderët ushtarakë për të kuptuar se kush ka qenë përgjegjës për sulmin, Rusia, qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, Irani, apo të gjithë së bashku.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ka mundësi që sulmi i 7 prillit në Siri të ketë qenë sulm kimik.

Sipas të dhënave ka mundësi që substanca të ketë qenë “agjent asfiksues” apo “agjent nervor i ndonjë lloji të ngjashëm”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Fati tragjik i shqiptarëve, fëmijë që vritet për gjynahet e baballarëve…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT/ Roma eleminon Barcelonën nga Champions League, i shënon tre gola në Itali

TË FUNDIT

kurti kuvend kosove 2026

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët, Albin Kurti prezanton qeverinë e tij

ShkodraWeb 11 February, 2026 0
kanabis mali zi

“Përmes rrugëve tokësore dhe ujore nga Shkodra”, mediat malazeze: Tonelata me kanabis futen në vendin tonë

ShkodraWeb 1 February, 2026 0
papa leone xiv

Papa Leon i XIV thërret 245 kardinalë nga e gjithë bota për një takim historik në Vatikan…

ShkodraWeb 7 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.