“Bota duhet të përgatitet për një pandemi të koronavirusit”, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin

Organizata Botërore e Shëndetit tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të koronavirusit. Një pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës. Më shumë raste të virusit, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes Covid-19, vazhdojnë të shfaqen, me shumë raste të personash të infektuar në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran, ët cilat kanë shkaktuar shqetësim.


Numri më i madh i të infektuarve është në Kinë, ku ishte edhe burimi i virusit, ndërsa deri më tani numërohen 77 mijë persona të prekur dhe 2.600 viktima. Më shumë se 1.200 raste janë konfirmuar në rreth 30 vende të tjera dhe ka pasur më shumë se 20 jetë të humbura.

Qries