
Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke finalizuar dhe marrëveshjen e divorcit. Nga kjo marrëveshje, MacKenzie do të përfitojë 35 milardë dollarë dhe 4% të aksioneve të Amazon në internet, kompani kjo që u themelua nga njeriu më i pasur në botë 25 vite më parë.
BBC shkruan se MacKenzie do të heqë dorë nga interesat e saj në gazetëb “Washington Post” dhe nga kompania e udhëtimit hapësinor “Blue Origin”. Ky është divorci më i kushtueshëm në histori, duke thyer rekordin e mëparshëm të tregtarit të veprave të artit, Alec Wildenstein dhe gruas së tij Jocelyn me 3.8 miliardë dollarë.
Në një postim në Tweitter mMacKenzie shkruan se është e lumtur që më në fund arriti të zgjidhte divorcin me Bezos dhe tashmë do të jenë miq dhe prindër të mirë. Pas divorcit, MacKenzie ia ka kaluar të gjitha të drejtat e votës së saj, ish-bashkëshortit. Çifti ka katër fëmijë dhe kanë qenë të lidhur përpara se Bezos të themelonte Amazon.
Sipas “The Forbes” Amazon vitin e shkuar kapi një vlerë shitjesh 232.8 miliardë dollarë, duke bërë që pasuria e familjes Bezos të rritej me 131 miliardë dollarë.







