Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bordi i Administrimit mblidhet të martën e 17 marsit, a do të përfundojë procedura e zgjedhjes së Administratorit?!

ShkodraWeb 16 March, 2026
adrian leka unishk

Me datë 10 mars 2026, ShkodraWeb ka kërkuar zyrtarisht informacion lidhur me vijimësinë e procesit të zgjedhjes së administratorit të ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Sipas ligjit, kërkesa është bërë në rrugë elektronike me postën zyrtare të ShkodraWeb por edhe me Whatsapp zyrtar të ShkodraWeb. Kërkesa, duke ruajtur të dhënat sensitive individuale, mund të lexohet më poshtë.

Me 17 mars 2026, mbushet një javë nga kjo kerkesë krejt normale për informacion, drejtuar Bordit të Administrimit të kësaj IAL- je, që minimalisht ka detyrimin të përgjigjet, qoftë edhe thjeshtë për marrjen e kërkesës. Deri tani nuk ka ndodhur dhe me gjasë, nuk do të ndodhë përsa kohë, është planifikuar të mbledhja e ndërprerë me datë 3 mars 2026, do të nisë të martën në mesditë, ora 12:00.

Siç mund ta konstatoni më sipër, ShkodraWeb ka siguruar një mail të datës 12 mars 2026, ku kryetari i Bordit të Administrimit Adrian Leka, njofton 7 anëtarët e tij dhe sekretaren se mbledhja do të zhvillohet me datë 17 mars 2026. Më herët, në disa maile të siguruara nga ShkodraWeb, ishte krijuar ideja se mbledhja do të zhvillohej me 30 mars 2026, ora 10:00.

BORDI I ADMINISTRIMIT

1.Adrian Leka, kryetar
2.Genc Spahija, anëtar
3.Ema Kristo, anëtare
4.Ermira Repaj, anëtare
5.Kritian Preçetaj, anëtar
6.Entela Hoxhaj, anëtare
7.Brikene Dionizi, anëtare

Gjithë kjo amulli, për këtë procedurë, është vertetë e pakuptimtë. Minimalisht, nuk ka transparencën e duhur si proces, në finalen e tij, mbledhjen e Bordit të Administrimit që duhet të përzgjedhë mes 4 kandidaturave finale: Mark Molla, Kozeta Marku (Jana), Julian Pergega dhe Armando Vata. E gjithë kjo zvarritje por edhe mungesë transparence minimale, lë shije aspak të mirë. Duke qenë një organ i një institucioni publik siç është UNISHK, Bordi i Administrimit ka detyrim të informojë publikun, pse jo, edhe mbledhja e nesërme të jetë e hapur për mediat, përmes tyre, edhe për publikun.

Nuk duam të besojmë se Bordi i Administrimit, në kuptimin e 7 anëtarëve të tij, po përballet me ndonjë trysni apo ndikim në vendimmarrje. Do të ishte e dëmshme dhe sigurisht, aspak etike dhe institucionale nëse përzgjedhja e administratorit të ri të UNISHK, të kalonte në këto linja. Do të dëmtohej procesi, universiteti, imazhi i tij dhe sigurisht Shkodra dhe Veriu i vendit, i cili krenohet me këtë IAL, si i vetmi dhe më me eksperiencë pas atij të Tiranës. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Partia nuk është pronë e disa individëve”, nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PDSH, reagon Salianji
Next: NGA PAULIN MACAJ – Rrjolli nuk kërkon lëmoshë, drejtësia duhet të flasë para se të flasë tragjedia…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.