Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka folur për gazetarët pas një mbledhjeje të qeverisë ditën e sotme. I pyetur në lidhje me bonusin e fundvitit për pensionistët, Gonxhe u shpreh se ky bonus është më i madhi ndonjëherë që është caktuar.
Ai zbuloi se pagesat do të nisin nga java e dytë e dhjetorit pas procedurave zyrtare dhe se paratë do të tërhiqen si gjithmonë në sportele.
“Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro bonus këtë fundvit dhe 213.7600 pensionistë që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojmë 100 euro. Theksoj se të gjithë pensionistët invalid, pensione familjare, fëmijë jetim, pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonus të plot 15 mijë lekë, përfshihet në këtë bonus fundviti dhe një kategori tjetër që janë pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Bonusi është më i madhi ndonjëherë sa i takon bonusit të fundivitit. Pagesat do nisin nga java e dytë e dhjetorit me nisjen e procedurave zyrtare. Pagesat do bëhen si gjihtmonë në sportelet e ISSH”, u shpreh ai.