Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bomberi kuqezi tek Vllaznia, ja cila është e verteta e “ardhjes” në Shkodër e Bekim Balës…

ShkodraWeb 25 January, 2022
Bekim-Balaj-rusi

Ditët e fundit në rrjete sociale, po artikulohet përherë e më shpesh ideja e afrimit të komberit të Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Në shumë grupe e faqe të tifozëve të Vllaznisë, kalimi i Balajt tek Vllaznia në pjesën e mbetur të sezonit, quhet punë e mbaruar.

Po si qendron e verteta? Askush nuk e mohon se afrimi i një futbollisti me cilësitë e Bekim Balaj, do të ishte një plus i madh për Vllazninë, duke dhënë kontribut në një sektor që mesa duket nuk po ecën siç duhet, reparti i sulmit.

ShkodraWeb është interesuar pranë KF Vllaznia lidhur me këtë temë që po mbizotëron edhe merkaton e janarit për klubin kuqeblu. Konfirmohet se drejtuesit e klubit, kanë patur kontakte dhe komunikim me Balajn.

Është e natyrshme që një përforcim i tillë do të ishte i mirëpritur dhe sigurisht KF Vllaznia është vënë menjëherë në lëvizje për të mundësuar veshjen kuqeblu të sulmuesit të Kombëtares. Aq më shumë kur aktualisht Balaj nuk është i federuar me asnjë klub.

Mësohet se 31 vjeçari, tani për tani ka plane të tjera. Ai u ka thënë drejtuesve të KF Vllaznia se synon të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, duke parë mundësinë e federimit me ekipe nga të cilat edhe ka marrë oferta. Pra tani për tani, çeshtja “Balaj” konsiderohet e mbyllur për afrimin tek Vllaznia.

Madje, drejtues të klubit shkodran shprehen për ShkodraWeb se nuk e dinë se kush e ka bërë kaq “punë të kryer”, dukë dhënë edhe afate për zyrtarizimin e afrimit tek Vllaznia, në një kohë që konsiderohet “kapitull i mbyllur” të paktën për merkaton e janarit.

Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e Bekim Balaj është 300 mijë euro dhe nga 16 janari 2022 është pa një klub. Ai ka si agjent Select Sports Management LLC, e njëjta që ka edhe shkodrani Sidrit Guri dhe sigurisht pret të sistemohet tek një ekip jashtë Shqipërisë.

Post navigation

Previous: OPINION – Dëmi më madh që i është ba Shkodrës këto 30 vite profilizimi i saj diçka e vetme “Shkodra antikomuniste”
Next: MINUTA E FUNDIT – Shoferi 15 vjeçari nga Dobraçi përplaset me avullinë në Shkodër, përfundon në spital bashkë me shokun

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.