Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Bomba” e Topallit: Sa te jete Basha ne krye nuk e votoj PD, nuk eshte partia ime

ShkodraWeb 9 October, 2017
bashatopalli

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shprehet te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se nuk do e votojë PD-në sa kohë do jetë Lulzim Basha kryetar i saj. Ish-deputetja e Shkodrës thotë se PD është drejt humbjes së identiteti dhe kjo sipas saj falë Lulzim Bashës.
E pyetur nëse do e votonte PD-në nëse do kishte zgjedhje sot, Topalli u përgjigj: Jo! Sipas saj, sa kohë Basha të jetë kryetar i PD, Edi Rama do fitojë gjithmonë dhe do jetë në krye të qeverisë. “Për sa koh të jetë Basha aty, Rama do vazhdojë të qeverisë”, tha Topalli.
Ajo thumbon edhe ish-kryetarin e PD, Sali Berisha për mbështetjen e hapur që i dha Bashës në vitin 2013-ë në atë garë me Sokol Olldashin. “Mëkati fillestarë ishte kur Berisha favorizoi Bashën në krye të PD. Ne të gjithë gabojmë, t’i japësh mbështetje dikujt do të thotë që t’i japësh besim. Unë para katër vitesh nuk votova për asnjërin, bëra një kryq të madh. Kam qenë e shqetësuar gjatë katër viteve për mënyrën sesi Basha nuk bënte opozitë. Kam reaguar gjithmonë sepse kjo është bindja ime dhe tregon se kam pasur të drejtë. Jemi përballë një krize lidershipi të PD. Jemi përballë përçarjes së Partisë Demokratike. Duhej të ishte bërë një analizë e gjatë, Kryetari është personi që përçan më fort dhe më keq PD-në duke dalë në emër të bashkimit. Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hyn në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje”.
Ju do jeni aktive në këtë grup?
Nuk do i quaja grupe. Unë lexoj 230 mijë vota. Ka njerëz me eksperiencë që përpiqen për të bërë diçka për të ndryshuar sitruatën. Pozitive si përpjekje por e pamjaftueshme.

Katër vite më parë duhej të mendoheshit se ishit një ADN e PD-së, e së djathtës, nuk kandiduat në qershor të 2013, jeni penduar që nuk e sfiduat Bashën?
Nuk e kisha menduar. Njeriu duhet të dijë të marrë përgjegjësi. Nuk më shkon mendja që pas humbjes do marrësh karrige. Kur humb duhet të bësh hapin mbrapa e t’ia lirosh rrugën dikujt tjetër. I vetmi njeri që thotë është përgjegjësia ime, e mban përgjegjësi duke uzurpuar karrigen është Lulzim Basha. Në histori rast të tillë nuk kam parë.
Ju vetë do jeni aktive?
Unë nuk mund të rri indiferente, jam e përfshirë. Nuk është e nevojshme të jemë brenda parlamentit për të gjykuar. Mund të jesh jashtë parlamentit dhe të kontribuosh.
Vazhdoni ta konsideroni PD-në nën drejtimin e Bashës si partinë tuaj?
Jo nuk e shoh, nuk e ndjejë. Është një krizë identiteti
Nëse do të kishte zgjedhje tani do e votonit PD-në?
Jo. Për sa koh të jetë Basha aty Rama do vazhdojë të qeverisë. Ka një krizë të thellë ekonomike në Shqipëri. Më duket se në kohën e Enver Hoxhës buka thatë ishte e siguruar. Këtu ka familje që nuk marrin dot ilaçe, është një emergjencë kombëtare. Një situatë ku mafja ka goditur shtetin. Të mos reagosh, mos e humanizosh mos e përfaqësosh atë që t’i ke.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rrefehet Topalli: Nuk votova as per Bashen, as per Selamin por bera nje…
Artikull pasardhës: VIDEO/ Luajme mire, bejme vetem nje gabim dhe ndeshkohemi, fiton Italia

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.