Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

“Bomba” e Ngjelës: Protesta skenar rus, shumë mirë që nisën procedimet për organozatorët…

ShkodraWeb 9 April, 2018
ngjelaNew2018

Nga Spartak NGJELA

Brezi i ri i shqiptarëve po krijon patriotizmin e ri shqiptar në nivelin e shoqërive perëndimore; por sot në Shqipëri drejtojnë antishqiptarët e korruptuar.
Të shitur
Hajdutë
Njerëz të degraduar si Kryeministri aktual shqiptar.
Pyetja që duhet të ngrihet sot është kjo:
Si mund ta durojnë shqiptarët një shitës të interesit kombëtar si Edi Rama që për më tepër është dhe një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve? Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.
Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse. Të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI, po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare. Dhe, nën këtë funksion, presin një ndihmë “ekspertize” nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.
Ndërkohë nga Rama pritet që ky me të ashtuquajturat reforma në shtresën ekonomike, të ngacmojë shqiptarët që këta të revoltohen me të drejtë. Skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë ku kërkohet që të gjendet rasti për përplasje fizike, në mënyrë që të ketë vrasje në turmë. Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse. Se këta e trashëgojnë që nga koha e Leninit.

Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë. Por asgjë nuk mund të bëjnë dot të gjithë këta, se politika amerikane dhe FBI i ka marrë të gjitha masat. Kurse, pikërisht për këtë, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Sigurisht që kjo dorëheqje do të jetë në favor të tij; sepse pas shuarjes së sigurt të këtij procesi, gjithçka do të jetë shumë më e rëndë për të.
Edhe për socialistët sot, interesi i tyre në lidhje me vazhdimin normal të qeverisjes, është një qeverisje pa Edi Ramën.

Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.
Atëherë: çfarë presin më socialistët?
Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri. Shqipëria është e pamundur të destabilizohet, dhe procesi i ngritjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë.
Kurse, edhe ngritja e frymës patriotike e shqiptarëve, jam i sigurt që do të vijojë të ecë për formulimin modern të strukturës bashkuese kombëtare shqiptare, drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa stabiliteti i Shqipërisë është domosdoshmëri e kohës; sepse Shqipëria bashkë me Kosovën janë të parat shtete të Ballkanit Perëndimor që do të pranohen në BE.

Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit.
Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Cilët janë të rinjtë që humbn jetën në aksident dhe cila ishte vajza që ishte në makinë? (emrat)
Artikull pas: Policia arreston punonjesin e Gardes, 49- vjecari drejtonte mjetin ne gjendje te dehur (emri)

TË FUNDIT

lut dervishi fshatari rosa dhe tursiti 2025
  • Kryesore

NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti…

ShkodraWeb 12 July, 2025
prishje djegie theth 2025
  • Kryesore

OPINION – Në Theth vazhdon shembja e ndërtimeve të paligjshme, po me djegien e restorantit të ligjshëm ç’ po ndodh!?

ShkodraWeb 12 July, 2025
aida vila gjecaj theth 2025
  • Kryesore

NGA AIDA GJEÇAJ – Një dorë e ligë vendosi të më godasë, deklaratë publike për të vertetën, Thethin dhe mundin tim

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.