Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluci, ka bërë një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit. “Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh”, -tha Haluci. “Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit “, -shprehet ai. /abcnews/
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu