
Prokurori i çështjes Tahiri, Besim Hajdarmataj ka kërkuar sot në sallën e gjyqit shtrëngimin e masës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por jo vetëm.
Hajdarmataj ka hedhur dyshime të forta edhe për një përgjim të mundshëm të prokurorëve nga ish-ministri, apo njerëz të lidhur më të, kur tha se: “Para se të jenë provat në tavolinën e punës time ato janë në duart e Saimir Tahirit. Ai ndërhyn dhe merr vesh para meje se kë do thërras nesër dëshmitar”,- është shprehur Hajdarmataj.
Në lidhje me këtë u pyet edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhiaj i cili preferoi t’ju tregonte gazetarëve një histori të takimit të mbretëreshës së Anglisë dhe Papës me grupin e famshëm muzikor Beatles.
DEBATI ME GAZETARET
Gazetari: Prokuroria iu referua disa të dhënave bazuar në letërporositë e ardhura nga Greqia.
Haxhia: Jo, në materialin që unë kam lexuar…
Gazetari: Këtë deklaroi në seancë…
Haxhia: Tani do flasim në prova dhe dokumente apo do flasim me ato ç’ka thuhet në tavolinën e Prokurorit? Prokurori tha edhe atë tjetrën që duhet të arrestohet zoti Tahiri e të ndalohet se në tavolionën dhe zyrën time mund të ndërhyjë duke prishur provat. A tha kështu apo jo?
Gazetari: Në fakt ai tha se zoti Tahiri e di një ditë përpara se kë do pyes unë.
Haxhia: E di historinë mes mbretëreshës së Anglisë dhe Papës së Romës me Beatles (bitellsat)?
Ajo është që kur s’je i zoti të ruash veten….
Gazetari: Domethënë prokuroria është e paaftë sipas jush?
Haxhia: Jo s’e thashë ate.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!