Rrëshqitja e një masivi të madh dherash bllokoi doganën e Trebishtit, e cila është një urë lidhëse mes Shqipërinë dhe Maqedonisë. Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në dy krahët.
Rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi. Autoritetet rrugore po vijojnë punën për hapjen e rrugës.