Pas bllokimit të tre pikave kyçe të kryeqytetit nga studentët protestues, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri implikon studentët si të mësuar nga Doktorresha dhe Artisti, duke aluduar për Kryemadhin dhe Bashën. Po ashtu, ai i vë studentëve qytetarët, duke iu drejtuar se “ç’borxh ju kanë ata”.
REAGIMI I EDI RAMËS:
A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?