Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

BLLOKIMI I LLOGARIVE/ Tek Vllaznia 4 muaj pa marre rroga, edhe punonjesit e stadiumit

ShkodraWeb 15 September, 2017
loroboricistadium
Asnjë prej lojtarëve të Vllaznisë, stafit teknik, por edhe punonjësve të tjerë që janë pjesë e klubit Vllaznia, nuk janë paguar prej afro 4 muajsh. Bllokimi i llogarive bankare për shkak të sekuestros preventive të vendosur për një borxh prej 76 mijë eurosh ndaj Gea Sport, ka bërë që askush të mos paguhet në klub.
Kjo, natyrisht që ka sjellë pakënaqësi te një pjesë e mirë e atyre që janë në kontratë nga sezoni i kaluar, por tashmë me frikë janë edhe disa prej lojtarëve që sapo kanë firmosur me kuqeblutë për sezonin e ri. Pa pagesa gjatë kësaj periudhe janë edhe punonjësit e stadiumit “Loro Boriçi”. Mund të jenë rreth 10-15 punonjës, të cilët nuk paguhen.
Ndryshe nga pjesa tjetër, punonjësit e stadiumit kanë paga shumë më të vogla dhe e ndiejnë më shumë se të gjithë kur nuk paguhen në çdo muaj, siç duhet të ndodhë zakonisht. Klubi Vllaznia, aktualisht, në total ka një borxh prej afro 300 milionë lekësh (të vjetër), të pranuar edhe zyrtarisht nga Bashkia Shkodër.
Ndërsa më përpara ky borxh kundërshtohej nga drejtuesit e Vllaznisë dhe cilësohej si një shpifje dhe dashakeqësi, tashmë, prej ditësh nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, pranoi në një prej mbledhjeve të këshillit bashkiak borxhin prej 300 milionë lekësh (të vjetër) duke vërtetuar të gjitha publikimet mediatike.
Tashmë ky borxh me shumë gjasa do të thellohet sepse ende askush nuk paguhet te Vllaznia. Kampionati sapo ka nisur dhe kuqeblutë e nisën me këmbën e mbarë, duke fituar në Lushnje në sfidën e parë të këtij sezoni në kampionat dhe duke barazuar në transfertë me Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Teksa sezoni ka filluar, shqetësuese mbeten pagat e prapambetura.
Punonjësit e stadiumit “Loro Boriçi”, sipas burimeve, ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike, por nuk mund të prononcohen nga frika e largimit nga puna. Në impiantin e rindërtuar në Shkodër do të luhet ndeshja Shqipëri-Itali dhe janë këta punonjës që do ta mirëmbajnë, por më parë, minimalisht duhet që t’u jepet paga mujore. /Nga SENAD NIKSHIQI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Cmenduri shqiptare, shqiptari 49- vjecar vret ish- gruan me thiken e bukes
Artikull pasardhës: Kombetarja e futbollit te vajzave e nis me kemben e gabuar, mundet 1-4 ne “Elbasan Arena”

TË FUNDIT

policia shkoder 1

Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.