Si gjithmonë pranë vendlindjes së tij! Ky është bisnesmeni Ndue Ftoni, i cili edhe se prej shumë vitesh punon e jeton në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i pranishëm me bamirësitë e tij. Edhe situata më e fundit e pandemisë në Shqipëri, ka qenë në vemendjen e tij. Në fokus familjet dhe individët më në nevojë. Për këtë, ai ka dhuruar 10 milion lekë të vjetra për të ndihmuar 100 familje me nga 100 mijë lekë të vjetra në këto ditë të vështira.
I njohur për bamirësitë e tij por edhe investimet në infrastrukturë apo edhe mbështetjen e mediave, Ftoni ka menduar të lehtësojë jetesën ekonomike, dyfish e rëndë për shkak edhe të pandemisë. Dhurata e Ndue Ftonit vjen edhe në prag të Pashkëve, një festë tradicionale që festohet gjërësisht në vendlindjen e tij. Për të realizuar shpërndarjen e dhuratës së tij, Ndue Ftoni ka kontaktuar me zyrtarë të administratës së Bashkisë Shkodër, të cilët do të bëjnë edhe shpërndarjen e ndihmës në zonë.
Pjesë e grupit është edhe media, e cila me të drejtë do ta pasqyrojë këtë akt bamirësie të rradhës jo për ti “rritur nderën” Ndue Ftonit, siç thuhet në këto raste. Por për ta promovuar si shembull që duhet ndjekur edhe nga të tjerë bisnesmenë dhe jo vetëm, për të kontribuar për vendlindjen kur e ke mundësinë. Kontributi në të sotmen, është edhe një gur themeli i rëndësishëm për të nesermen e vendit. Bisnesmeni Ftoni ka qenë dhe është një derë e hapur për të gjithë shqiptarët që vizitojnë apo jetojnë në Amerikë. Shembull i qartë i atdhetarizmit të tij të spikatur dhe që e shpreh pa ndërprerje prej dhjetra vitesh. /ShkodraWeb Media/