
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Fotot e sjella nga qytetarët e Shkodrës tregojnë se bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.
Të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren për zbatimin e vendimit ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve.




