
Data 31 jam 2022, është një ditë vendimtare për Vllazninë e futbollit, për përfaqësimin e saj në Kupat e Europës këtë sezon. E renditut e pesta në Superligë, Vllaznia nuk ia ka dalë të sigurojë Eurpën përmes këtij kompeticioni.
Megjithatë, ka akoma një mundësi të artë dhe ajo është finalja e Kupës së Shqipërisë me 31 maj 2022, ora 19.00 në “Air Albania”. Përballë kuqebluve do të jetë Laçi, i cili si nënkampion e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë.
Ka një interes mjaft të lartë të shkodranëve për të ndjekur në stadium këtë superndeshje që vlen një sezon. Ndërkohë që ka nisur shitja e biletave për këtë takim, klubi kuqeblu ka mundësuar që biletat të mund të sigurohen edhe në sportelen e stadiumit “Loro Boriçi”. Vetë Klubi Vllaznia njofton sa më poshtë:
NJOFTIM
Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e aktivitetit, ka njoftuar se nga sot nis në Tiranë shitja e biletave të ndeshjes finale të kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi.
Me kërkesën e KF Vllaznia është rënë dakord që bileta për tifozët shkodranë, duke filluar nga dita e dielë, do të shiten edhe në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në oraret e mëposhtme:
Eja edhe ti për Vllazninë!🔴🔵
Ndërkohë, duket se edhe Bashkia Shkodër ka vendosur të krijojë një atmosferë festive në qytet, sidomos për ata që e kanë të pamundur të jenë në stadium. Burime jo zyrtare bëjnë me dije s një monitor do të vendoset në pedonalen “Kol Idromeno” që shkodranët të mund të ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga zemra e qytetit të tyre.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!