Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë që e ka mbërthyer keq. Numri i jetëve të humbura ka arritur në 13155, që do të thotë janë 727 më shumë në 24 orët e fundit. Në zonën e Lombardisë që është më e prekura deri më tani janë shënuar 394 jetë të shuara në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme ishin 837, sot janë 110 të vde kur më pak në Itali.
Rastet janë shtuar me 2937 duke e çuar në 80562 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 16847 dhe 4035 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vde kurve në të gjithë botën ka shkuar në 45050. Ditën e sotme, kryeministri Conte ka nxjerrë dekretin për të shtyrë situatën e kufizimit të lëvzjes edhe për të paktën 10 ditë.