Bie nga soleta e banesës së vjetër, humbet jetën në Koman 68- vjeçari nga Shkodra…

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Shkodrës. Shtetaasi 68- vjeçar ka humbur tragjikisht jetën, teksa ka rënë nga soleta e banesës së vjetër në Koman. Mësohet se viktima është nga Shkodra dhe sipas gjasave ka shkuar në Koman për të parë ndonjë pronë të tijën atje. Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 05.10.2018, në fshatin Koman, nga pakujdesia ka rënë nga soleta e banesës së vjetër dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N.M, 68 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.”.