Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, pasi një grua rreth 50-vjeçe ka rënë nga pallati dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 në Durrës, ku gruaja u rrëzua nga kati i shtatë. Më tej shtohet se vdekja ka qenë e menjëhershëm dhe policia ka mbërritur në vend ngjarje për të hetuar të gjithë dinamikën se si ndodhi tragjedia.