Versioni zyrtar i policise: 16- vjecari vdiq nga korrenti duke zene peshk

Drejtoria Vendore e Policise Diber njofton: “Rreth orës 15.40, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, rreth 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, dyshohet se duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.”. /ShkodraWeb/