Më datë 25.01.2018, rreth orës 17:50, në lagjen nr 14 në Korçë, rruga “Viktor Eftimiu” dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, rreth 94 vjeç.
Ky shtetas, u shoqërua në Spitalin Rajonal të Korçës, për ndihmë mjekësore ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.