Një aksident ka ndodhur tek zona e ‘Unazës së Re‘ në kryeqytet pak minuta më parë. Një betonjere ka përplasur një grua e cila ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Gruaja po kalonte rrugën kur është përplasur nga drejtuesi i mjetit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.