Pas më shumë se një muaji kanë rinisur ditën e sotme seancat plenare.
Në seancën e sotme, janë betuar 4 deputetët e rinj të Kuvendit, të cilët morën mandatet pasi Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Zef Hila dhe Benet Beci garuan në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kështu, ditën e sotme mandati i Këlliçit i ka kaluar Asllan Dogjanit, mandati i Boçit i ka kaluar Qani Xhafës, mandati i Hilës i ka kaluar Lodovik Hasan dhe mandati i Benet Becit Frrok Gjinit, të dy të zgjedhur në Qarkun e Shkodrës me 25 prill 2021.