Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Beteja e humbur e gazetareve me politiken…per merite te politikes

ShkodraWeb 26 October, 2017
ramaGazetaPranga

Nga Blerti Delija

Hiper ndjeshmeri e gazetareve! Por vetem kur ata cenohen publikisht nga politikane te larte! Dhe vetem kur gazetaret jane grup! Edhe atehere solidarizimi nuk eshte i plote. Ai palo solidarizim! Nje shoqate reagon “me force” dhe u ben thirrje gazetareve te bojkotojne aktivitetet e kryeministrit. E gjithe kjo, nuk perben me “lajm” por vijim i nje barcalete- per te mos thene tallje, qe vijon ne Shqiperi prej rreth 20 vitesh. Pra, pas 1997 kur ne gazetaret u ndjeme realisht te kercenuar nga krimi, i cili pas kesaj dite nisi rrugen e berjes njesh me politiken.
Si shoqeria shqiptare edhe media, eshte e polarizuar maksimalisht. Jane disa qe ne fund te muajit marrin rroge aq sa duan, sic ka edhe te tjere qe po tu kaloje me 3 dite dita e rroges, futen ne stres e telashe. Ka gazetare qe vishen me firmato nga maja e kembeve deri tek fundi i qimeve te kokes (ata qe kane floke akoma), ka edhe gazetare qe vishen “turçshe”, “kinezshe”, “indianshe” dhe ne fund fare edhe “gabshe”. Per te mos krijuar konotacione negative nga hiper te ndjeshmit, kane te bejne me vendin e origjines, ate qe eshte shkrujtur mbi etikete apo edhe vendin ku i psonisim. Sot ka gazetare qe shetisin “me nje shtepi mbi koke”, aq eshte vlera e makinave qe ngasin. Ka te tjere qe i gezohen nje makine 1 milioneshe (te vjetra) dhe “u dhemb koka” kur nje here ne vit duhet “ti presin letrat”. Por ka edhe te tjere qe edhe kujtimi i nje biciklete ne “kohet e hershme”, u ngjall nostalgji.
As nuk ja vlen ti khehem aspak kesaj teme qe e kam per zemer prej mese 15 vitesh. Por rasti me i fundit i “fyerjes” nga ana e kryeministrit nje grupi gazetaresh te terrenit, riktheu hiperndjeshmerine. Po mire, pse nuk jemi gjithmone kaq te ndjeshem?! Pse nuk jemi kaq te ndjeshem kur na trajtojne pronaret e mediave ku jemi si kamikaze per interesat e tyre ekonomike e politike? Pse nuk bezajme kur na neperkembin ne zyrat e shtetit edhe zyrtare me te pavlere dhe te merituar ne skutat me te humbura te bashkive e drejtorive? Pse nuk jemi hiper te ndjeshem kur na vonohen me dite, jave e muaj rrogat tona, per te ciilat kemi rene dakort me punedhenesit? Pse nuk e ngrejme zerin kur ne epo kolege tane shfrytezohen si skllever ne “pune te zeze” edhe pas 27 viteve demokraci? Pse na pelqejne parate kur nen dore na i japin politikanet ne fushata elektorale dhe i kthejme ne heronj te pamerituar injorantet e veshur “firmato” por qe edhe tekstet ua shkruajme ne? Pse pranojme qe nje pronar te na flake ne rruge ne apo nje kolegun tone dhe ta zevendesoje me nje “gazetar” rruge “te prodhuar” apo sajuar nga ai? E keto pyetje mund te vazhdojne pafundesisht dhe natyrisht, ata qe kane punuar te pakten 1 jave ne terren, i dine edhe pergjigjet.
E si per ironi, duam “te kapemi” te hakmerremi ne daçi, per te gjitha sa me siper me njeriun me te pushtetshem absolutisht ne vend, kryeministrin! E cfare demi mund ti bejme ne, “lloji” i gazettareve te terrenit, kryeministrit?! Me falni per shprehjen, por as nje qime b*the nuk mund ti heqim! Pronaret e mediave ku ne punojme, nga Vermoshi ne Konispol, do tu binte te fiket sikur vetem shefi i Komunikimit Publik te kryeministrit ti telefononte. Imagjoni sikur ne ekranin e celularit te shfaqej numri apo emri i kryeministrit te vendit, per ata qe e kane kete numer!
Ne jemi “pushteti i katert”, por si nje nen varesi e politikes! Pa me te voglin dyshim! Me thoni nje rast, nje rast te vetem, kur ato dhjetra shoqata gazetaresh, u ulen te gjitha bashke ne tryeze dhe vendosen te nisin nje “ere te re” per gazetarine e gazetaret? Me thoni nje rast te vetem, kur te gjitha keto shoqata bashke derguan ne Kuvend nje nisme ligjore per “Statusin e Gazetarit”, i ngjashem me kategorite e tjera qe konsiderohen “profesione te lira”. Ne qe fatkeqesisht vazhdojme te jemi pjese e ketij zanati, me falni per shprehjen por hajme m*t kot! Edhe ate e hame ne rrjete sociale, sepse edhe ne mediat qe po “leme leshte”, nuk gjejme hapesire. Sepse ne fakt, qe nga viti 1990 e ketej, perhere e me shume per ne gazetaret po thone, ate zanat kane, te hane m*t! Keshtu edhe ne rastin e fundit te “incidentit” te kryeministrit me gazetare terreni ne Tirane! Sepse beteja e gazetareve me politiken eshte e humbur qe ne nisje. Kjo, per merite te politikes!

P.S. Per te gjithe ata qe do te marrin mundimin ta lexojne, ndjese sepse mund te kete gabime drejtshkrimore, e shkruajta me nje fryme dhe nuk e redaktova. Si gjithmone, ne hapesirat qe une disponoj, secili nga koleget dhe jo vetem, eshte i mirepritur me opinionin e tij, edhe kundershtues ndaj sa me siper. Ky shkrim tregon edhe arsyet pse me duket e kote, tallese per vete dhe koleget te shprehem publikisht per “b*thetalljen” e rradhes me ne nga pronaret e politikanet. sepse edhe sot, qe ne pike te mengjesit kryeministri ishte Live.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Deklarata e Lu per “Tahirin”, Rama falenderim publik: Mesazh i qarte per ata qe duan drejtesi
Artikull pasardhës: LSI “pervesh” menget kunder kryeministrit, pas nenkryetareve “shperthen” edhe Kryemadhi

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.