Selia blu e Shkodrës ka reaguar pas postimit në Facebook të Valdrin Pjetrit, pak publikimit të dokumenteve në Tiranë nga Gazment Bardhi. Me pak rreshta në faqen zyrtare të PD Shkodër, Pjetri paralajmërohet për burg shumë shpejt. Madje, i kujtohet atij se as Edi Rama nuk mund ta mbrojë dot, me gjithë premtimin që i ka dhënë, sipas PD-së. Selia blu e Shkodrës thotë se përgjigjen zyrtare për të kaluarën e Pjetrit, e ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë edhe vetë Edi Rama. Më poshtë, reagimi i PD Shkodër.
REAGIM I PD SHKODER NDAJ DEKLARATES SE VALDRIN PJETRIT
Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente. Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.
Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë. Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant d.roge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.