“Best 10 North”, edicioni i gjashtë rikonfirmon suksesin e rradhës së traditës së krijuar nga “Buna 1” e Arben Mazit…

Agjensia e Spektakleve “Buna 1” me president Arben Mazin arrin suksesin e rradhës me “Best 10 North”, edicioni i gjashtë. Spektakli ka përfunduar para pak minutave dhe janë shpallur edhe fituesit sipas kategorive. Çmimet e akorduara nga kjo agjensi, janë kthyer në një pikë referimi për Shkodrën, Veriun e më gjërë. Tradita e krijuar nga Arben Mazi, vazhdoi me sukses me edicionin e gjashtë, konfirmim i suksesit në rritje.

“Best 10 North” ka patur gjithmonë veçantinë e tij, sepse janë vetë shqiptarët ata që zgjedhin fituesit përmes votimit në faqen zyrtare të Agjensisë së Spektakleve “Buna 1” në internet www.buna1.net. Spektakli final i mbrëmjes së 20 janarit 2019 në teatrin “Migjeni”, përveç ndarjes së çmimeve ofroi edhe argëtim dhe kënaqësi për të ftuarit dhe ata që mundën ta shijonin këtë event. Përveç ftesave, “Buna 1” kishte rezervuar edhe hyrje të lirë për qytetarët, një risi kjo absolute. Spektakli është regjistruar i plotë dhe do të shfaqet nga RTVSH por edhe mediat partnere të “Buna 1”.

Kjo agjensi, më e njohura dhe më e suksesshmja në vend e përtej Shqipërisë për organizimin e eventeve artistike, kulturore, koncerteve e spektakleve të rralla, po vazhdon të mbajë traditën e çmimeve të përvitshme në disa kategori, pa lënë pas dore edhe aktivitete të tjera, të cilat janë planifikuar dhe do të realizohen së shpejti… Suksese “Buna 1”, suksese producenti Arben MAZI. /ShkodraWeb/

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

“Ndryshimi mes PD dhe PS, Rama ka zhdukur garën…”

VIDEO/ Policia helene tregon bilancin zyrtar të protestës në Athinë, qytetarët dolën në shesh për kundërshtimin…

FOTO/ Flamuj kuqezi rrugëve të Podgoricës në Mal të Zi, zbulohet arsyeja…

Close